Vranësira të shpeshta edhe sot në të gjithë vendin, temperaturat ulen 3 gradë Rruge te permbytura ne fshatin Blinisht, prane Lezhes.

Vranësira të shpeshta edhe sot në të gjithë vendin, temperaturat ulen 3 gradë

08:03, 12/01/2021
A+ Aa A-

MeteoAlb njofton se sot më 12 janar,  vendi ynë do të paraqitet në ndikimin e kthjellimeve të pakta dhe vranësirave të shpeshta, ku herë pas herë do të kemi reshje të izoluara shiu e dëbore në territor. Parashikohet që këto kushte të motit të vijojnë gjatë gjithë ditës.

Temperaturat e ajrit ulen më të paktën 3 gradën në mëngjes, por rënie të lehtë sjellin orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 11°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3-4 ballë.

Në Kosovë

Alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare dominojnë motin në Kosovë,herë pas here do kemi zhvillim të vranësirave dhe reshje të izoluara dëbore në sasi të pakët.

Në Maqedoninë e Veriu

Orët e para të ditës nisin me kthjellime pro këto kushte mbeten deri në mesditë kur kemi vranësira të shpeshta dhe reshje të izoluara dëbore.

Në rajon dhe Evropë

Gadishulli Iberik dhe pjesërisht vendet e Rajonit do të paraqiten me kthjellime dhe vranësira kalimtare ndërsa reshjet do jenë të izoluara dhe të pakta. Por gjithë pjesa tjetër e Kontinentit mbetet me vranësira dhe reshje shiu e dëbore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco