Parashikimi i motit/ Rënie e madhe temperaturash në orët e ardhshme

Parashikimi i motit/ Rënie e madhe temperaturash në orët e ardhshme

16:00, 30/09/2020
A+ Aa A-

Temperaturat në vendin tonë kanë shënuar një rënie të madhe.

Që prej fundjavës së kaluar dhe deri sot, reshjet e shiut kanë sjellë temperatura vjeshte.

Këtë e konfirmon edhe Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, në parashikimet e tij të motit.

Edhe gjatë orëve në vazhdim do të ketë rënie temperaturash.

Më poshtë, keni parashikimin e motit për të enjten:

Dita e enjte parashikohet të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Përgjatë relieveve malore në Veri dhe në qendër të vendit reshje shiu të izoluara me intensitet të ulët.

Era do të fryjë nga kuadrati i Jugut me shpejtësi mesatare 2-6m/sek, e cila hera-herës do të fitojë intensitet deri në 10m/sek.

Temperaturat parashikohen:

zonat malore 7°C deri në 22°C

zonat e ulëta 8°C deri në 25°C

zonat bregdetare 11°C deri në 25°C

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco