FOTO/ Plane për fundjavë? Ja si do të jetë moti për të shtunë të diel

FOTO/ Plane për fundjavë? Ja si do të jetë moti për të shtunë të diel

14:38, 18/09/2020
A+ Aa A-

Keni bërë plane për fundjavë dhe nuk e dini si do të jetë moti?

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë parashikimin për ditën e shtunë dhe të diel.

Dita e shtunë parashikohet të ketë mot kryesisht të vranët e intervale kthjellimesh.

Reshje shiu me intensitet të ulët në zonën Jugore-Juglindore të vendit deri në orët e mesditës.

Era parashikohet nga kuadrati i Veriut me shpejtësi 2-12m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 20m/sek.

Dita e diel parashikohet të ketë mot me alternime vranësirash dhe kthjellime.

Era parashikohet nga kuadrati i Veriut me shpejtësi 2-10m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 15m/sek.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco