Pas rastit me Covid-19, Ambasada shqiptare në Athinë del me një deklaratë: Ja kur fillojmë punën

Pas rastit me Covid-19, Ambasada shqiptare në Athinë del me një deklaratë: Ja kur fillojmë punën

13:19, 16/09/2020
A+ Aa A-

Ambasada shqiptare në Athinë ditën e sotme mbylli punën sepse një punonjës rezultoi pozitiv me Covid-19.

Dhe në lidhje me këtë ka ardhur dhe një reagim nga ky institucion.

Ambasada ka sqaruar situatën dhe theksoi se puna do të vijojë të jetë e pezulluar derisa të dalin përgjigjet e rezultateve të testimeve për të gjithë punonjësit.

Deklarata e Ambasadë:

Duke kërkuar ndjesë për mbylljen e beftë të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Athinë, ju njoftojmë se në kushtet e marrjes së informacionit në orët e vona të ditës së djeshme për infektimin e një specialisti të Ambasadës, i cili pas kryerjes së testimit përkatës rezultoi pozitiv ndaj Covid-19, ishim të detyruar të ndërmerrnim masa urgjente dhe ekstreme.
Gjithashtu, në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë sistemi ka pësuar një defekt teknik, të cilin po e zgjidhim dhe ndërkohë janë marrë masa të menjëhershme për dezinfektimin e të gjitha ambienteve të Ambasadës.

Për sa më lart, mbetemi në pritje të të gjithë rezultateve të testimeve të kryera për Covid-19, të cilave konsujt dhe punonjësit e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Athinë i janë nënshtruar, për t’ju rikthyer shërbimit sa më shpejt dhe të sigurt. Brenda pasdites së sotme do të njoftoheni nëse Ambasada do të vijojë të qëndrojë e mbyllur edhe ditën e nesërme, apo do t’i rikthehet punës pandalur, edhe përtej orarit, si zakonisht.

Lutemi të mos paraqiteni pranë Ambasadës Shqiptare në Athinë dhe të respektoni këtë njoftim duke mbrojtur në këtë mënyrë veten dhe të afërmit tuaj. Takimi i gjithësecilit do të spostohet në momentin më të afërt dhe të sigurtë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco