Nesër nis shkolla, ministria-prindërve: Mbani përgjegjësi për infektimet

Nesër nis shkolla, ministria-prindërve: Mbani përgjegjësi për infektimet

20:35, 13/09/2020
A+ Aa A-

Ditën e nesërme do të nisë viti i ri shkollor, por ndryshe nga herët e tjera me masat anti-covid për shkak të situatës së krijuar prej muajit mars.

Përpos masave të parashikuara në protokoll që duhet të zbatojnë, ministria e Arsimit u kërkon prindërve që të plotësojnë edhe një formular, për gjendjen shëndetësore të fëmijës.

Ministria thotë se prindërit do të mbajnë përgjegjësi për formularin që do të plotësojnë.

‘Prindër të dashur, Formulari i vetëdeklarimit ditor, i cili vjen nga udhëzimi i ISHP dhe MSHMS për t’u zbatuar nga çdo zyrë arsimore dhe shkollë në vend, plotësohet me përgjegjësi të plotë nga prindi për gjendjen shëndetësore të fëmijës në numrin e kontaktit të mësuesit kujdestar.

Kjo ndihmon strukturat shëndetësore, të cilat do të mbikëqyrin ruajtjen e sigurisë së shëndetit në shkollë’ shkruan Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar.

Praktika është e njëjtë si në rastin e çerdheve, që prindërit plotësojnë formularin e vetëdeklarimit ditor me përgjegjësi për gjendjen shëndetësore të fëmijës në numrin e kontaktit të edukatores.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco