Futbollisti pozitiv me Covid/ Situatë kritike në Fier dhe Patos: Të ndalohen dasmat edhe nëpër banesa

Futbollisti pozitiv me Covid/ Situatë kritike në Fier dhe Patos: Të ndalohen dasmat edhe nëpër banesa

17:47, 11/08/2020
A+ Aa A-

Vatra të reja infeksioni janë shfaqur në Fier dhe Patos me 12 të infektuar nga koronavirusi.

Burime thanë se në Patos është konfirmuar me Covid-19. nje futbollist i ekipit Albpetrol rreth 30 vjec. Nuk dihet se ku mund të jetë infektuar por dyshimet janë për në Tiranë ku përpara dy javësh ka dhënë provime ndërsa ka luajtur bashkë me ekipin ndeshje në Librazhd.

30 vjeçari është në gjendje të mirë ndërsa 5 anëtaret e tjerë të familjes nuk kanë simptoma të semundjes.

Ndërkohë në Fier 11 persona janë infektuar në plazhe dhe dasma.

Autoritetet shëndetesore kanë bërë thirrje që dasmat të ndalohen edhe nëpër shtëpia ndërsa shezlongët të jene pa mbulesa me qëllim që të dezinfektohen lehtësisht.

Po gjurmohen kontaktet e të infektuarve.

Fieri ka 129 të sëmurë aktivë ndërsa ritmi i përhapjes së sëmundjes është përshpejtuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco