Moti të hënën dhe të martën: Afrohen rrymat e freskëta atlantike Pukë, korrik 2020

Moti të hënën dhe të martën: Afrohen rrymat e freskëta atlantike

07:05, 06/07/2020
A+ Aa A-
Gadishulli i Ballkanit është në iNfluencën e rrymave ajrore të freskëta me origjinë Atlantike të cilat do të vijojnë reshje shiu me stuhi në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë në fillimin e javës.

E hënë, dt 6 korrik 2020

Fillimi i javës dt 6 korrik 2020 moti do të mbetet i paqëndrueshëm me vranësira mesatare të pasuara nga reshje shiu  dhe rrebeshe me stuhi. 

Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi maksimale deri në 12 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  18/26°C

Zonat e ulëta  20/32°C

Zonat bregdetare 20/30°C

E Hënë dt 06 Korrik 2020

Kosova për ditën e Hënë dt 06 Korrik 2020 moti do të jetë me vranësira dhe rrebeshe shiu. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 16°C në mëngjes, ndërsa mesdita deri në 28°C gradë Celcius.

E martë dt 7 korrik 2020

E martë dt 7 korrik 2020 moti do të jetë me diell përgjatë brgdetit ndërsa në zonat malore do të jetë vranësira mesatare të pasuara nga reshje shiu  dhe stuhi. Era do të jetë me drejtim Verilindje (NE) me shpejtësi maksimale deri në 15m/sek në bregdet.Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  18/29°C

Zonat e ulëta  20/35°C

Zonat bregdetare 22/33°C

RTSH/ Meteorologe: Rezarta Xhakollari

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco