Punonjësit e transportit publik: Duam pagën e luftës, të na bëhet tamponi

Punonjësit e transportit publik: Duam pagën e luftës, të na bëhet tamponi

12:07, 03/07/2020
A+ Aa A-

Vazhdon prej disa ditësh protesta e punonjësve të transportit publik në kërkim të mbështetjes së premtuar nga qeveria, kërkesë tjetër është edhe plotësimi i kushteve të shoqatës së transportit publik dhe të rifillojë puna menjëherë.

‘Ne jemi këtu sepse kërkojmë që të na jepet paga e premtuar nga shteti shqiptar, kemi 5 muaj vetëm me një pagë prej 400 mijë lek.

Për 5 muaj ne kemi marrë nga 80 mijë lek që nuk dalin as për të blerë ushqime, muajin mars kemi paguar 90 mijë lekë drita marsin 72 dhe majin 72 mijë , kërkojmë të mos përdorin fjalor të madh dhe të flasin shqip, e përftojmë apo nuk e përfitojmë në qoftë se po të na e japin mos ta zgjasin më kot’-thanë protestuesit

Një kërkesë tjetër që duhet tu plotësohet është edhe kryerja e tamponeve nga autoritetet shëndetësore sepse kontakti i tyre me njerëzit është i shpeshtë dhe ekziston mundësia e ndonjë infektimi

‘Ne përveç pagës së luftës dhe rifillimit të menjëhershëm të punës kërkojmë që të na bëhet tamponi nga autoritetet sepse jemi në kontakte me njerëzit dhe ekzisto mundësia të infektohemi’- thanë punonjësit e transportit publik sot gjatë protestës së tyre të Ministria e Transportit dhe Energjetikës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco