Pas operacionit me sukses, Kryepeshkopi Janullatos rikthehet në detyrën e tij

Pas operacionit me sukses, Kryepeshkopi Janullatos rikthehet në detyrën e tij

14:27, 02/07/2020
A+ Aa A-

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos, kreu një ndërhyrje të suksesshme angioplastike më 26 qershor 2020 në një spital privat në Tiranë dhe pas normalizimit të shëndetit të tij, u kthye në Kryepiskopatë, mesditën së mërkurës, më 1 korrik 2020.

Kisha Orthodokse Autoqefale Shqiptare njoftoi se Janullatos, duke lavdëruar me mirënjohje Perëndinë, shpreh nga thellësia e zemrës falënderimet më të ngrohta për mjekët qëu kujdesën: kardiologun z. M. Llambro M.D, për ndërhyrjen e tij të shkëlqyer; mjekun anesteziolog z. B. Arabi M.D; profesorin e Patologjisë, z. A. Pilaca M.D dhe personelin e zgjedhur të infermierëve dhe, veçanërisht,  Drejtorin e Përgjithshëm të spitalit privat, z. L.Solis M.D.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco