Masat e nxehta ajrore nga Afrika, temperatura të larta në Shqipëri Valbone, qershor 2020

Masat e nxehta ajrore nga Afrika, temperatura të larta në Shqipëri

07:00, 30/06/2020
A+ Aa A-
Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga afrimi i masave ajrore të nxehta nga Afrika të cilat do të kushtëzojnë rritje të temperaturave në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë në fillimim e korrikut.

E martë dt 30 qershor 2020

Vendi ynë do të jetë me diell dhe mjegull në zonën bregadetare, në relievet do të ketë vranësira të pakta. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim  (SW) me shpejtësi maksimale deri në 7 m/sek në bregdet.Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,3-0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  18/32°C

Zonat e ulëta  19/35°C

Zonat bregdetare 21/33°C

Kosova për ditën e martë dt 30 qershor 2020 moti do të jetë me diell dhe vranësira mesatare me reshje shiu të izoluara. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 18°C në mëngjes, ndërsa mesdita deri në 31°C gradë Celcius.

E mërkurë, dt 1 korrik 2020

Moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta në zonat malore.Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi maksimale deri në 7 m/sek në bregdet.Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,3-0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  19/33°C

Zonat e ulëta  20/37°C

Zonat bregdetare 22/34°C

RTSH/ Meteorologe: Rezarta Xhakollari

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco