Moti të hënën e të martën, ditët e fundit të qershorit Mali i Dajtit, zona e mbrojtur Shenmeri- Qafmolle.

Moti të hënën e të martën, ditët e fundit të qershorit

07:07, 29/06/2020
A+ Aa A-

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga afrimi gradual i të nxehtit nga Afrika e cila do të kushtëzojë temperatura të larta në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë gjatë fundjavës.

E hënë dt 29 qershor 2020

Fillimi i javës dt 29 qershor 2020 vendi ynë do të jetë me diell në zonën bregadetare dhe alternime vranësirash në relievet malore të pasuara rreshje shiu dhe stuhi lokale. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi maksimale deri në 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,3-0,5 metër në det të hapur. 

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  17/31°C

Zonat e ulëta  18/34°C

Zonat bregdetare 21/32°C

E hënë dt 29 qershor 2020

Kosova për ditën e Hënë dt 29 Qershor 2020 moti do të jetë me diell dhe vranësira mesatare me reshje shiu lokale. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 18°C në mëngjes, ndërsa mesdita deri në 31°C gradë Celcius.

E martë dt 30 qershor 2020

E martë dt 30 qershor 2020 vendi ynë do të jetë me diell dhe mjegull në zonën bregadetare, në relievet do të ketë vranësira të pakta. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim  (SW) me shpejtësi maksimale deri në 7 m/sek në bregdet.Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,3-0,5 metër në det të hapur.Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  16/32°C

Zonat e ulëta  18/36°C

Zonat bregdetare 20/33°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco