FOTO/ Parashikimi, ja si do të jetë moti në fundjavë

FOTO/ Parashikimi, ja si do të jetë moti në fundjavë

14:43, 22/05/2020
A+ Aa A-

Ditën e shtunë orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit.

Era do të jetë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 2-7m/s, përgjatë vijës bregdetare hera-herës fiton shpejtësi deri në 15m/s, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Ditën e diel parashikohet të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira në zhvillim në orët e mesditës. Vranësirat do të shoqërohen me reshje të dobta shiu të karakterit lokal në veri dhe në qendër.

Në verilindje-lindje reshjet e shiut do të marrin karakter shtrëngatash afatshkurtëra, lokalisht reshje në formën e breshrit.

Era do të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 2-6m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 10m/s.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco