Shkodrania vdiq te Infektivi, Ministria: Jo nga koronavirusi

Shkodrania vdiq te Infektivi, Ministria: Jo nga koronavirusi

15:15, 14/04/2020
A+ Aa A-

Një paciente nga Shkodra ka ndërruar jetë sot te Spitali Infektiv. Ajo rezultonte pozitiv me Covid-19, dhe kishte sëmundje bashkëshoqëruese.

Ndërkohë, për lajmin ka reaguar edhe ministria e Shëndetësisë, ku thekson se pacientja nuk është në listën e viktimave të koronavirusit.

Sipas ministrisë shkaku i vdekjes së pacientes sëmundja e rëndë e pankreasit.

Ky është rasti i trete ku ministria e Shëndetësisë nuk përfshin në listën e viktimave pacientët që kanë qenë të infektuar nga Covid-19.

Reagimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:

Lidhur me lajmin e publikuar në media për vdekjen e një paciente me COVID19, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se:

Gjatë ditës së ndërruar jetë në spitalin infektiv një 62-vjeçare si pasojë e një sëmundje të rëndë kronike të pankreasit, me vdekshmëri shumë të lartë: pankreatiti nekrotizant. 62-vjeçarja që vuante edhe nga kanceri dhe astma bronkiale, është sjellë ditën e djeshme në gjendje të rëndë nga spitali i Shkodrës, ku rezultoi bartëse e COVID19, por pa shenja klinike të sëmundjes. Referuar shërbimit infektiv, 62-vjeçarja nuk ka ndërruar jetë si pasojë e COVID19, pasi ishte asimptomatike për këtë sëmundje, por si pasojë e sëmundjes së rëndë të pankreasit.

Ministria e Shëndetësisë informon se do të mbajë të informuar publikun për çdo zhvillim, ndaj lutemi t’i referoheni njoftimeve zyrtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco