‘Nuk duhet t’i shtrëngojmë më asnjëherë duart, as pasi të kalojë koronavirusi’

‘Nuk duhet t’i shtrëngojmë më asnjëherë duart, as pasi të kalojë koronavirusi’

18:18, 09/04/2020
A+ Aa A-

Dr. Anthony Fauci, Drejtori i Institutit Kombëtare të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive në SHBA (NAID), ka thënë se amerikanë duhet të ndalojnë së shtrënguari duart, pasi të përfundojë pandemia.  

Eksperti kryesor i vendit për sa i përket koronavirusit, bëri sugjerimin për ndryshimin drastik të përshëndetjeve të stilit perëndimor në një intervistë të martën, raporton Daily Mail.  

“Cilat janë veprimet që ia afrojnë normales në kohë pandemie? Një prej tyre është larja e shpeshtë e duarve. Tjetra është mos-shtrëngimi i duarve kurrë askujt”, ka thënë Dr. Fauci.  

Këshilltari i Shtëpisë së bardhë ka shtuar se përshëndetja me shtrëngim duarsh duhet të shmanget edhe pas kalimit të COVID-19.  

Specialisti i virusit parashikoi që gjërat mund të fillojnë të përmirësohen në SHBA deri në fund të prillit.  

Dr. Fauci ka paralajmëruar më parë se si virusi mund të ndikojë në jetën pas koronavirusit.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco