Masat për 'Koronavirusin', në Rinas kontrollohen vetëm pasagjerët që vijnë nga Kina

Masat për 'Koronavirusin', në Rinas kontrollohen vetëm pasagjerët që vijnë nga Kina

18:45, 26/01/2020
A+ Aa A-

Përhapja e korona-virusit nga Kina ka vënë në alarm të gjitha vendet europiane. Autoritetet shqiptare kanë njoftuar për shtimin e masave të kontrollit ne aeroportin e Rinasit megjithese Shqipëria futet në rajonet me risk të ulët nga prekja e mundshme prej këtij virusi.

Por nga ana tjetër, qytetarët që kanë udhëtuar këto ditë përmes aeroportit ndërkombëtar të Rinasit shprehen për Syri TV se, nuk janë kontrolluar apo informuar mbi rreziqet e këtij virusi.

Njësia e inspektimit shëndetësor më shume është fokusuar në higjenën e aeroportit dhe në kontrollin vetëm të pasagjerëve që vijnë nga Kina në Shqipëri.

Një punonjëse e aeroportit të Rinasit tha për SYRI TV se nuk ndjehej e rrezikuar nga ndonjë infeksion i mundshëm.

Zyrtarët e njësisë së inspektimit shëndetësor thonë se janë aktivizuar protokollet përkatëse lidhur me koronavirusin, megjithatë për Shqipërinë rreziku është i ulët. Kjo dhe per faktin se Shqiperia nuk ka linja direkte fluturimi me Kinën dhe pasagjerët e mundshëm që vijnë nga Lindja e Largët kalojne fillimisht tranzit nëpërmjet vendeve të tjera.

Aeroportet e qyteteve europiane, të cilat kanë linja direkte fluturimi më Kinën kanë shtuar ndjeshëm masat dhe monitorimet ndaj pasagjerëve duke krijuar edhe karantina për rastet e dyshimta.

Kronika e Syri TV:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco