Lamtumirë ditët më diell/ Ja si do të jetë moti në fundjavë

Lamtumirë ditët më diell/ Ja si do të jetë moti në fundjavë

14:26, 24/01/2020
A+ Aa A-

Kjo fundjavë vjen shumë ndryshe për vendin tonë.

Pas ditëve me diell do të ketë ndryshime të kushteve meteorologjike sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak(Sh.M.U).

Kështu dita e nesërme do të ketë vranësira dhe reshje shiu me intesitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit, në Veriperëndim reshjet do të jenë me intesitet deri mesatar. Në zonën e Alpeve reshjet do të konvertohen në reshje bore në orët e mbrëmjes.

Ditën e diel, kryesisht në pjesën e dytë të ditës reshjet e shiut do të jenë prezente në të gjithë territorin me intesitet deri mesatar, ndërsa në zonat malore në lartësinë mbi 900 metra reshjet do të jenë në formën e dëborës.
Era do të jetë nga kuadrati i Jugut me shpejtësi mesatare deri në 7 m/sek, e përgjatë vijës bregdetare hera-herës fiton intesitet deri në 18 m/sek.

Temperaturat për disa nga qytetet do të jenë si më poshtë:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco