Moti të martën dhe të mërkurën, në Shqipëri e Kosovë Kuqishtë, bjeshkët e Rugovës, Pejë, dhjetor 2019

Moti të martën dhe të mërkurën, në Shqipëri e Kosovë

07:08, 10/12/2019
A+ Aa A-

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga qëndra me presion të ulët atmosferik e cila do të kushtëzojë në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë rreshje shiu dhe bore gjatë javës.

E martë, 10 dhjetor 2016

Moti do të jetë i vranët me rreshje shiu në zonën e Ultësirës perëndimore dhe rreshje bore në zonat malore në lartësitë 800 m mbi nivelin e detit. Era do të jetë me drejtim Verilindje (NE) me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,0-1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat min dhe max: 

Zonat  malore 2/8°C 

Zonat e ulëta  7/15°C

Zonat bregdetare 10/16°C

E martë, 10 dhjetor 2016

Kosova për dt e Martë dt 10 Dhjetor 2019 moti do të jetë me vranësira , rreshje shiu dhe bore.  Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 2°C në mëngjes deri në 10°C gradë Celcius në mesditë.

E mërkurë, 11 dhjetor 2016

Moti do të jetë me alternime vranësira dhe kthjellime në zonën e Ultësirës perëndimore, ndërsa në zonat malore do të ketë  rreshje bore. Era do të jetë me drejtim Verilindje (NE) me shpejtësi 10-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,5-2,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat min dhe max: 

Zonat  malore -2/6°C 

Zonat e ulëta  4/15°C

Zonat bregdetare 7/15°C

RTSH/ Meteorologe: Rezarta Xhakollari

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco