Ballkani nën masat e ftohta ajrore, nisin reshjet e para të borës Lurë, dhjetor 2019

Ballkani nën masat e ftohta ajrore, nisin reshjet e para të borës

07:30, 04/12/2019
A+ Aa A-

Gadishulli i Ballkanit do të jetë në aktivitetin e ajrit të ftohtë me origjinë nga Europa Verilindore që po influencon rreshje bore të pakta në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë,  por dhe temperatura të ulëta.

E mërkurë, 4 dhejtor 2019

Moti me kthjellime dhe vranësira në zonën Veriperëndimore ndërsa në Verilindje dhe Juglindje do të ketë rreshje bore të pakta në orët e para të mëngjesit dhe rreshje shiu në Jug. Era do të jetë me drejtim Verilindje (NE) me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,5- 2,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë në rënie.
Temperaturat min dhe max: 

Zonat  malore  -3/4°C 

Zonat e ulëta  4/15°C

Zonat bregdetare 8/15°C

Kosova në 4 dhjetor 2019

Moti do të jetë me vranësira dhe mjegull. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga -5°C në mëngjes deri në 3°C gradë Celcius në mesditë.

E enjte, 5 dhjetor 2016

Moti me kthjellime në zonën Veriperëndimore ndërsa në zonën qëndrore dhe Jug vranësirat do do të jenë të dendura duke rikhtyer rreshjet e shiut në brigjet e detit Jon gjatë pasdites dhe mbrëmje. Era do të jetë me drejtim Juglindje (sE) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet.  Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje të lehtë.
Temperaturat min dhe max: 

Zonat  malore  -2/7°C 

Zonat e ulëta  5/15°C

Zonat bregdetare 9/16°C

RTSH/ Meteorologe: Rezarta Xhakollari

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco