Surprizat e motit/ Mos harroni çadrat! Muaji tetor mbyllet me shi

Surprizat e motit/ Mos harroni çadrat! Muaji tetor mbyllet me shi

17:36, 30/10/2019
A+ Aa A-

Vera e tejzgjatur, me temperatura ekstremist të larta dhe me një thatësirë të madhe duket se po mbaron.

Duke nisur nga nesër, e enjte, 31 tetor, mos harroni të merrni me vete çadrat dhe të visheni mirë.

Reshjet e shiut do të nisin ditën e fundit të tetorit duke sjellë zyrtarisht vjeshtën.

Reshjet do të përfshinë të gjithë territorin e vendit, por sërish nuk do të jenë intensive.

“Më të dukshme vranësinat dhe reshjet e shiut do të jenë në zonat malore dhe kryesisht në zonat jugore. Nuk do të jenë me intensitet të lartë dhe nuk do të jenë të vazhdueshme në kohë”, ka thënë për Ora Newsa meteorologu Hakil Osmani. 

Ai shton se, temperaturat do të ulen duke iu afruar vlerave normale të stinës.

“Vlerat do pësojnë një rënie. Vlerat minimale do të jenë deri në 3 gradë celciues ndërsa maksimalet në 24 gradë”, vijon Osmani.

Por kjo situatë nuk do të zgjasë shumë. Pas të premtes reshjet e shiut do të ndërpriten, temperaturat do të njohin rritje duke sjellë sërish ditët e ngrohta.

Parashikimi i motit për ditët në vijim, sipas Accuweather:

     

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco