Përdhoset monumenti i Zogut, asnjë gjurmë nga Policia!

Përdhoset monumenti i Zogut, asnjë gjurmë nga Policia!

10:50, 04/10/2019
A+ Aa A-

Mbi njërin nga monumentet e rrallë të kryeqytetit, që i jep emrin gjysmës së bulevardit kryesor të Tiranës, duar të panjohura kanë shkrehur me bojë, fjalë të plumbta mbi mermer. 

Dhunimi i një monumenti  tashmë nuk po bën më përshtypje, nuk është as e para dhe as e fundit herë, por ajo që vazhdon të mbetet prej atij akti të pështirë mbi memorien historike të shqiptarëve dhe personalitet e tij, ia vlen të mbahet në vëmendje. Çudia nis nga reagimi i fortë i bashkisë së Tiranës në rastin kur u thyer Memoriali për grushtin e shtetit në Turqi, ndërsa për rastin në fjalë, absolutisht asgjë!

Gazetarja Dea Dervishi e SYRI.NET konstatoi se asnjë gjurmë e Policisë nuk dukej pranë monumentit dhe askush  nga institucionet përgjegjëse për mbrojtjen e tij, nuk e kishte marrë mundimin as t'i fshihte gjurmët.

Ndiqni kronikën.

     

      

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco