Televizion, mbyllen sot transmetimet analoge në qarqet Tiranë dhe Durrës, shtyhen për Vlorën

Televizion, mbyllen sot transmetimet analoge në qarqet Tiranë dhe Durrës, shtyhen për Vlorën

08:53, 01/10/2019
A+ Aa A-

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), në mbledhjen e tij të zhvilluar dje, më 30 shtator 2019, vendosi mbylljen e transmetimeve analoge në qarqet Tiranë dhe Durrës  në 1 tetor 2019 si dhe shtyrjen e afatit të kalimit në transmetimet numerike për qarkun Vlorë, deri në një datë të dytë që do të përcaktohet në vijim nga AMA.

Lidhur me pajisjen e popullatës me dekodera, nga të dhënat dhe informacionet e depozituara nga operatorë të ndryshëm tregtarë, ka rezultuar se në treg ka numër mëse të mjaftueshëm dekoderash, që plotësojnë nevojat dhe kërkesat e qytetarëve.

Me kalimin në transmetimet numerike, shikuesit kanë mundësi të ndjekin 38 kanale pa pagesë, të cilat mund të shikohen nga të gjithë dekoderat e tipit DVB-T2.

Mbulimi me sinjal numerik i territorit dhe cilësia e transmetimit përmes teknologjisë digjitale janë shumë herë më të larta krahasuar me teknologjinë analoge.

AMA, pavarësisht se pjesa më e madhe e qytetarëve tashmë janë të pajisur me dekodera, ftoi qytetarët që nuk janë pajisur ende me këtë pajisje, të marrin masa për të mundësuar aksesin në transmetimet televizive numerike.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco