Spar Albania blen rrjetin e supermarketeve Hippo

Spar Albania blen rrjetin e supermarketeve Hippo

16:28, 30/09/2019
A+ Aa A-

Gjatë muajit shtator Spar Albania shpalli zyrtarisht blerjen e një rrjeti tjetër supermarketesh, atë të rrjetit Hippo.

Kështu Spar Albania vazhdon zgjerimin e pandalshëm në vend duke çelur dyert e 7 supermarketeve të tjera në Tiranë, që tashmë do të mbajnë logon e tij.

Marketet në fjalë,të shpërndara në pikat kyçe tëkryeqytetit dhe me një përvojë e sukses të konsoliduar,uveshën me ngjyrat e reja të Spar dhe janë tashmënë dispozicion të të gjithë konsumatorëve, duke ofruar produkte të asortimentit të larmishëm të Spar Albania.

Nëpërmjet këtij hapi, kompania e Grupit Balfin rrit praninë e saj në çdo lagje të Tiranës, si në zonat urbane, ashtu edhe në ato më në periferi.

Me planin ambicioz tëzgjerimit, deri në fund të këtij viti Spar do të numërojë plot 60supermarkete dhe hipermarketenë të gjithë vendin.

Duke ecur me ritme të shpejta, SPAR Albania në vetëm 3 vjet operimi në vendin tonë, ka siguruar njëhapësirë të konsiderueshme të tregut dhe ka fituar zemrat e konsumatorëve nëçdo lagje dhe qytet ku ndodhet.

Shifra dhe fakte të rritjes dhe garanci në standardin ushqimor

Aktualisht SparAlbania numëron 58markete dhe rreth 1200 punonjës në të gjithë vendin. 

Me35,109m2 sipërfaqe dyqanesh, në vetëm 3 vjet, Spar Albania  është bërë rrjeti i dytë më i madh në vend dhe synimi është që të bëhet rrjeti më i madh në shumë pak kohë. 

Spar u shërben mesatarisht19,489 klientëve në ditë.

Kompania ka sjellë një standard të ri në sigurinë ushqimore. Në veçanti, SPAR siguron mish të freskët dhe të kontrolluar, duke bashkëpunuar me fermat më të mira në Shqipëri.

SPAR Albania zbaton rregullat HACCP sipas standardeve ndërkombëtare.

Kompania ofron një asortiment të gjere për konsumatorët, duke plotesuar 100% nevojat e tyre por edhe duke ndjekur të gjitha trendet botërore të ushqyerjes së shëndetshme nëpermjet importimit të produkteve Bio, GlutenFree, Sugar Free, etj.

SparAlbaniaështë e vetmja kompani me dy hipermarkete në Tiranë, me 55,000 produkte të tregtuara, nga të cilat 50.000 artikuj vendas dhe 2,900 produkte të freskëta.

SPARështë ofrues i produkteve më të mira italiane, austriake dhe gjermane në linje të dedikuar nga prodhuesit më të mirëeuropiane.

Risi në edukimin e konsumatorit

SPAR komunikon direkt dhe i edukon konsumatorët me oferta dhe produkte të sigurta, gjë e cila bëhet nëpërmjet një komunikimi përmes kanaleve të informimit në 360 gradë. Gjithashtu, për ndërgjegjësimin e konsumatorit organizohen çdo javë në 2 hipermarketet më të mëdha të Shqipërisë cookingshow, degustime, etj.

SPAR, është një markë e njohur ndërkombëtare, me një prezencë dhe aktivitet në mbi42 vende të ndryshme të botës përfshirë kontinentin e Evropës, Australisë, Afrikës dhe Azisë dhe në tregje të mëdha dhe te konsoliduara.

Spar Albania është pjesë e Grupit Balfin, grupi më i madh dhe inovator i investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon, i njohur për investimet në qendrat tregtare TEG, QTU, SEG, zhvillimet e zonave rezidenciale dhe tregtare, në turizëm me projekte si Green Coast Resort dhe Vala Mar Residences, në industrinë e fashion-it dhe atë minerare, në aktivitetet e shitjeve me pakicë me rrjetin e dyqaneve Neptun, Jumbo, etj.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco