Të dielën 'Dita pa makina'/ Ja si devijohet qarkullimi në Tiranë

Të dielën 'Dita pa makina'/ Ja si devijohet qarkullimi në Tiranë

18:37, 20/09/2019
A+ Aa A-

E diela e 22 shtatorit do të jetë ditë pa makina. Bashkia e Tiranës ka organizuar një sërë aktivitetesh që pritet të sjellin kaos në kryeqytet, kryesisht për qytetarët që përdorin shërbimin urban.

Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Policinë Bashkiake, ka marrë të gjitha masat për kufizimin e qarkullimit të automjeteve në disa prej rrugëve të qytetit.

Masat e marra parashikojnë:

1. Ndalimin e qarkullimit të automjeteve si më poshtë:

• Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe sheshi "Nënë Tereza" datë 20.09.2019 nga ora 10:30 deri në orën 11:00.

2. Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet sipas planit të lëvizjes si më poshtë:

• Në rrugët “Ibrahim Rrugova", "Lek Dukagjini" dhe "Papa Gjon Pali II”.

3. Mjetet e transportit urban të qytetit do të devijohen si më poshtë:

• Linja e Unazës do të devijohet në urën e rrugës "Sami Frashëri” me urën e rrugës "Elbasanit".

• Linja "Tirana e Re", "Kopshti Zoologjik" do të devijohen te sheshi "Ëilson" ura e Drejtorisë së Policisë.

• Linja “Kristali” do të devijohet te sheshi "Ëilson" dhe Stacioni Trenit.

• Linja "Kinostudio- Kombinat", do të devijohet tek Sheshi "Medresesë”, si dhe përballë kishës Ortodokse.

• Linja "Kashar" do të devijohet te "Kafe Flora", Kisha Ortodokse.

• Linja "Megatek" dhe "Institut” do të devijohen te "Kafe Flora"

• Linja "Qyteti Studenti”, "Jordan Misja”, "Sauk", dhe "Sanatorium" do të devijohen te Fakulteti Ekonomik.

• Linja "Mihal Grameno" do të devijohet te ura pranë rrugës "Elbasanit".

• Linja "Materniteti i Ri" do të devijohet te ura pranë rrugës "Elbasanit" dhe Kishës Ortodokse.

• Linja "Sharra" do të devijohet te Stacioni Trenit si dhe përballë Kishës Ortodokse në rrugën e “Kavajës".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco