Epidemia e salmonelës nga autobotet? Instituti i Shëndetit Publik jep sqarime

Epidemia e salmonelës nga autobotet? Instituti i Shëndetit Publik jep sqarime

15:24, 14/09/2019
A+ Aa A-

Pas p[ublikimit të lajmit se në Tiranë ka rënë një epidemi e shkaktuar nga virusi i salmonelës që gjendet në autobotet e ujit që shitet, Instituti i Shëndetit Publik u deklarua sot duke thenë se është virozë sezonale me prekje të traktit tretës dhe se nuk ka evidencë për përhapje të salmonelës

Instituti i Shëndetit Publik tha se nga analizat e kryera deri tani ne mostrat e marra ne paciente me shqetesime dhe shenja te traktit tretes, nga të gjithë rastet e  ekzaminuara, vetëm 5 raste kanë rezultuar me salmonelë, pra nuk rezulton evidencë për përhapje të këtij bakteri.

Sipas të dhënave të IShP, nga analizat e mostrave të marra, rezulton se situata e ndodhur lidhet me temperaturat e larta, situatë e zakonshme sezonale, e krahasueshme me vitet pararendëse. Shtrimet ne sherbimin infektiv janë shumë të ulëta në raport me numrin e rasteve të paraqitura dhe fluksi aktualisht në kete spital ka rënie të konsiderueshme. 

Instituti i Shëndetit Publik do të vijojë monitorimin e situatës, duke ritheksuar se rastet e shfaqura janë normale për sezonin dhe temperaturat aktuale dhe rekomandon zbatimin rigoroz te higjienes personale dhe kerkimin e ndihmes mjekesore ne rast te shqetesime te kesaj natyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco