'E detyruar të jetoj'/ Mesazhi prekës i motrës së heroit shqiptar që vdiq nga kanceri

'E detyruar të jetoj'/ Mesazhi prekës i motrës së heroit shqiptar që vdiq nga kanceri

23:09, 21/08/2019
A+ Aa A-

Lajmi i ndarjes nga jeta i peshkatarit heroik me origjinë shqiptare Kostas Arvanitis shkaktoi trishtim të thellë në mbarë opinionit grek.

Ai ishte shpëtimtari i dhjetëra jetëve në momentin më kritik të Matisë, kur u përfshi nga zjarri një vit më parë.

Por më e lënduara në këtë histori duket se është e motra, e cila ende e ka të vështirë të pranojë ikjen para kohe të të vëllait.

Këngëtarja, Sophia Arvanitis, përmes një postimi në Facebook, shprehet se, e ka të vështirë të pranojë që  Kostas nuk është më por duhet të gjejë forcën për të vazhduar përpara. 

"Ajo që  më lëndon është se  personi që adhuroja nuk është më në gjendje ta pranojë adhurimin tim. Unë duhet ta detyroj veten të vazhdoj të jetoj, të shkruaj muzikë dhe tekste, të luaj kitarë, të vështroj detin, duke e ditur që nuk do ta shoh më kurrë”, shkruan këngëtarja në postimin e saj.

Image

Si u kthye shqiptari në hero?

Në 23 korrik 2018 Arvanitis kishte një ditëlindje në familje dhe ishin mbledhur së bashku me disa miq.

Por në vend që të festonte, shqiptari nuk ngurroi asnjë minutë të merrte varkën e tij të peshkimit dhe të nxitonte për të shpëtuar dhjetëra njerëz të bllokuar në Mati, nga zjarret vdekjeprurëse.

Ai mori me vete gruan e tij Chryssa, djalin Dimitris dhe punonjësin egjiptian Mahmout Messafer. Një nga një, ata i ndihmuan njerëzit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco