‘Vrasja’ e sofistikuar e shqiptarëve-Nga Dr. Klodian Muço

‘Vrasja’ e sofistikuar e shqiptarëve-Nga Dr. Klodian Muço

09:39, 24/07/2019
A+ Aa A-

Nga Dr. Klodian Muço

Çdo ditë e më tepër Shqiptarët zgjedhin të vetmen rrugë të mbetur në dispozicion, atë të largimit nga Shqipëria. Sot në emigracion nuk ikin vetëm të papunët, ikin kryesisht edhe të ndershmit, të punësuarit, guximtarët dhe inteligjentët.

Largimin e tyre e argumentojnë me faktin se nuk mund të jetohet më këtu, pa siguri ushqimore, pa siguri shëndetësore dhe me një sistem arsimor që nuk ngjall optimizëm. Është një vend i pisët dhe i pa civilizuar. Mbi të gjitha mbretëron padrejtësia, pabarazia dhe korrupsioni në çdo institucion publik.

Kur diskuton me të huajt për përshtypjet që u ka lënë Shqipëria pasi e kanë vizituar, të gjithë shprehen se ka plazhe të mrekullueshme, natyrë magjepse, ushqim të shijshëm, por të gjitha këto kanë një impakt të ulët në punësimin dhe mirqënien e vendit. Pasi te ne, çdo gjë shfrytëzohet keq, të gjithë duan fitime të shpejta dhe kosto të ulëta pa patur një vizion afatgjatë.

Kur diskuton me të moshuarit, të gjithë të tregojnë me krenari se kemi pasuri natyrore të pafundme. Por kur sheh se mbi 850 mijë Shqiptarë jetojnë në Greqi, mbi 600 mijë të tjerë jetojnë në Itali, ku në 10 vitet e fundit rreth 590 mijë Shqiptarë kanë lënë përfundimisht Shqipërinë, kupton qartë se kur flitet për të ardhmen, pasuritë natyrore që të gjithë flasin vlejnë shumë pak. Përkundrazi këto pasuri e ‘dëmtojnë’ ekonominë e vendit pasi u ‘dhurohen’ disa pseudo-sipërmarrësve në këmbim të rryshfeteve të majme. Kjo rrit edhe më tepër zhgënjimin e njerëzve dhe ka impakt në përkeqësimin e treguesve të barazisë ekonomike, duke ‘ushqyer’ emigracionin, ku sipas një studimi të FMN-së, emigracioni i shkakton një dëm ekonomik Shqipërisë, që shkon rreth 120 milionë dollarë në vit.

Pra nëse nuk ndryshohet ky korrelacion korrupsion-emigrim, Shqipëtarët e rinj, guximtar dhe inteligjent do të ikin të gjithë nga ky vend.

Vendi jonë do jetë i populluar nga politik-bërësit dhe pensionistët që u besojnë verbërisht premtimeve të qeverisë së radhës, se ata punojnë për të ardhmen e vendit edhe pse fëmijët e tyre i çojnë në shkolla private e në universitete jashtë shtetit. Vetë kurohen në spitale private jo në ato publike. Thonë se e keqja e vendit është gjyqësori dhe se vetingu është shpëtimi, po vallë ata dhjetra politikanë që në jetën e tyre kanë qënë veç deputetë, me çfarë lekësh i kanë bërë vilat dhe shtëpitë e shumta që disponojnë?

Si arrijnë ti paguajnë shërbimet e makinave të shtrenjta që kanë në pronësi apo si përballojnë karburantin e shtrenjtë ndërkohë që të gjithë e dinë që rrogat në Shqipëri, përfshirë këtu edhe ato të politik-bërësve janë qesharake?

Si ka mundësi që vishen vetëm me rroba cilësore dhe me aksesorë të shtrenjtë?

Pse vallë arritëm deri këtu, e si mund të dilet nga kjo situatë?

E para, vetingu ndoshta duhet të niste nga politik-bërësit. Duke evidentuar gjithë pasuritë e tyre e minimalisht t’u kërkohet të pagujnë të paktën 20% të vlerës së pronave, taksa pasi të gjithë janë koshientë që janë prona të blera me para të ‘fituara’ në të zezë pa paguar detyrime në shtet.

E dyta, psh në kushtetutën italiane afirmohet se nuk mund të votohet edhe për pa-aftësi civile dhe pa-dinjitet moral dhe sipas E. Berlinguer çështja morale nuk përfundon me faktin se një hajdut, i korruptuar, apo që ka keqpërdorur fondet publike, duhet të zbulohent dhe denoncohet por mbi të gjitha duhet të shkojë në burg.

Problemi moral i Shqipërisë sot është pikërisht zënia e shtetit nga partitë qeverisëse apo nga ndjekësit e tyre, të cilët mendojnë për interesa personale dhe jo për ato kolektive. Ja pse sot thuhet se problemi i Shqipërisë është një problem moral.

Janë pa moral ata deputetë të pa shkollë e me të kaluar të errët qe kërkojnë e pranojnë të bëhen deputetë.

Janë pa moral të gjthë ata të pa aftë e pa eksperiencë që kërkojnë e bëhen drejtues. Janë pa moral të gjithë ata që i zënë vendin të aftit edhe pse nuk kanë merita të veçanta apo talent.

E treta nevojitet vision kolektiv për të pasur drejtësi, barazi dhe solidaritet. Të ne të gjithë mendojnë vetëm për vete, po atëherë ça ndryshimi ka nga ‘ligji i xhunglës’? Ky nuk është civilizim, kjo është injorancë mentale që gjeneron varfëri ekonomike për komunitetin.

Kush ka akses kërkon pozicione drejtuese apo konçesione publike edhe pse nuk ka pasur eksperiencë në të kaluarën, këto kërkesa kanë qëllim pasurimin.

Vallë qeveria pasi ka dhënë e vazhdon të japi konçesione apo PPP ka valutuar ndonjëherë se sa janë kostot dhe përfitimet e shtetit dhe konsumatorëve?

Vallë arsyeton ndonjëherë se si kompani me pak asete e me fitime minimale, marin përsipër ndërtime veprash publike duke deklaruar se kanë likuiditet disa dhjetra milionë euro?! Nga e di qeveria që këta kanë vërtet likuiditet? Nëse vërtet i kanë, i bie që i ka fituar në informalitet pa paguar taksat e si të tilla duhen dënuar për evazion fiskal.

Vallë ka menduar ndonjëherë se paratë publike menaxhohen nga kompani private që nuk kanë eksperiencë? Vallë mendon se të ardhurat e saj i ka në lek po firmos kontrata që pagesat do i bëjë në euro?

Pra e fundit dhe më e rëndësishmja nevojitet ligji për dëmshpërblimin e shpërdorimit të detyrës. Kush shpërdoron fondet publike duhet më çdo kusht t’i kthejë ato së bashku me interesat. Vetëm atëherë nuk do kishte heqje nga puna të pa drejta apo tendera për ndërtimin e veprave publike disa fish më tepër sesa vlera reale e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco