Digitalb si Netflix!

Digitalb si Netflix!

19:45, 14/07/2019

Në prag të festës së madhe të përvjetorit të 15-të, Digitalb zbulon surprizën e rradhës për të gjithë Shqiptarët kudo ndodhen dhe jo vetëm.

Së shpejti kompania do të prezantojë produktin e saj më të ri, investimin në teknologjinë OVER THE TOP, OTT, që e bën Digitalb-in të ngjashëm me platformat online të transmetimit si Netflix, HBO, Hulu etj, të cilat kanë filluar të bëhen popullore edhe në vendin tonë.

Shumë shpejt e gjithë libraria e contentit të Digitalb do të jetë e aksesueshme nga çdo pajisje e lidhur me internetin, SmartPhone, Tablet, SmartTV, kompjuter personal etj, duke lënë gjithmonë e më tepër abonentin në kontroll të asaj që sheh.

Zbuloni më tepër sonte në Top Channel ora 20:15 episodin e fundit të “UnëBesoj” dokuserialit që tregon historinë e 15 viteve të para të Digitalb, ku veç të shkuarës sytë janë nga e ardhmja.

Ndërkohë festa në sheshin Skënderbej ka filluarprej ditësh, nesër finalizohet me Koncertin më të madh të vitit, prej orës 18.00.

Pas prezantimit të artistëve pjesëmarrës, emrat më të mëdhenj të muzikës moderne, listës I shtohen edhe Soni Malaj,  sie dhe prezantimi ekskluziv i bashkëpunimit të Luana Vjollcës me artistin me famë ndërkombëtare Faydee.

Hyrja në shesh është e lirë, Digitalb ju fton të jeni të pranishëm në festën më të bukur të këtyre 15 viteve.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco