Denoncimi në Syri.net/ Uji i ndotur me fekale në Tiranë, dhjetëra fëmijë në spital

Denoncimi në Syri.net/ Uji i ndotur me fekale në Tiranë, dhjetëra fëmijë në spital

22:22, 10/07/2019
A+ Aa A-

Prej 4 ditësh banorët e Tiranës së Re në kryeqytet po përballen me një problem jetik.

Në rubinetat e shtëpive të tyre uji vjen shumë i ndotur dhe me rrezik për shëndetin e banorëve.

Në një denoncim të mbërritur në redaksinë e Syri.net, një prej banorëve shprehet se, si shkak i ujit të ndotur, fëmija i tij është dërguar me urgjencë në spital për shkak të temperaturës, diarresë dhe të vjellave.

Sipas tij, në të njëjtën gjendje shëndetësore me fëmijën e tij kanë qenë edhe 199 fëmijë të tjerë.

“Po marrin antibiotikë kot. Problemi është uji i ndotur me fekale”, shprehet ai sa i përket ndihmës që marrin në QSUT. /Syri.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco