Mot me vranësira dhe reshje shiu në male Bjeshkët e Sharrit, Kosovë, qershor 2019

Mot me vranësira dhe reshje shiu në male

07:01, 25/06/2019
A+ Aa A-

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga hyrja në qarkullim e masave ajrore më të freskëta të paqëndrueshme në shtresat e larta të atmosferës  të cilat do të influencojnë në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë mot të  paqëndrueshëm.

E martë, 25 qershor 2019 moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare të pasuara nga rreshje shiu në  zonat malore. Era do të  jetë me drejtim  Verilindje (NE) me shpejtësi  10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi  i forcës 4 me lartësi vale 0,5–1,5  metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat min dhe max:
Zonat  malore   17/27°C 

Zonat e  ulëta  22/36°C

Zonat  bregdetare 24/34°C

RTSH/ Meteorologe: Rezarta Xhakollari


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco