Sot dita e Solsticit Veror dhe vaji-gjak i lule basanit, që 'ndjek' Gjon Pagëzorin

Sot dita e Solsticit Veror dhe vaji-gjak i lule basanit, që 'ndjek' Gjon Pagëzorin

08:24, 21/06/2019
A+ Aa A-

Sot është dita e Solsticit Veror, që në disa zona festohet si festa e lules së basanit, e cila gjendet kudo ku natyra nuk është prekur nga urbanizimi.

Edhe më 24 qershor kur festohet lindja e Shën Gjon Pagëzorit, dita sërish konsiderohet si dita e kësaj luleje që quhet ndryshe bima e Gjon Pagëzorit, ndërsa vaji i saj quhet gjaku i Shën Gjonit.

Ndërsa, mbyllja e festimeve të kësaj bime, ndoshta nga të paktat bimë që ka ditët e saj festive, bëhet në 29 gusht, ditën e prerjes së kokës së Shenjtit Gjon Pagëzori dhe kjo përkujtohet me përdorimin e vajit të kuq.

Pikërisht kjo është edhe koha që në përgjithësi bima e lule basanit mbyll ciklin e saj zyrtar të lulëzimit, deri vitin tjetër.

Si ta bëni vajin e lule basanit

Merrni degët e freskëta, pritini me një gërshërë të pastër vetëm për bimët, majat afro 5 cm; kujdesuni që të hiqni kërcejtë e trashë të fortë. Pasi ta keni mbushur kavanozin me lule dhe pak gjethe, shtoni vajin e ullirit që të mbushë hapësirat. Vaj të virgjër, që ta mbulojë bimën 1 gisht.

Shtypeni mire me një bisht luge druri, që të nxjerrë flluskat e ajrit dhe pastaj vuloseni me kapak.

Nxirreni në diell, pranë dritares a në ballkon. Lëreni 4 javë, po të doni edhe më tepër. Ngjyra e thellë e kuqe tregon se është gati. Fuqia e bimës rritet nëse e kulloni dhe shtoni sërish lule të tjera në të dhe e lini prapë në diell.

Pasi ta keni kulluar, është mirë ta fusni në kavanozë qelqi të errët. Rron sa të duash. Lule basani është nga bimët më të preferuara e të çmuara të verbalistëve.

 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco