I nxehti afrikan/ Ja çfarë parashikojnë meteorologët për nesër

I nxehti afrikan/ Ja çfarë parashikojnë meteorologët për nesër

23:29, 15/06/2019
A+ Aa A-

Një masë presioni i lartë nga Afrika e Veriut është përqendruar mbi rajonin e Mesdheut dhe Evropës Jugore, përfshirë vendin tonë.

Megjithatë meteorologët parashikojnë që kjo situatë do të ndryshojë nga rrymat atlantike pak më të freskëta, që gjatë të shtunës do të fillojnë të favorizojnë një rënie të parë, ndonëse të lehtë, të temperaturave.

Sidoqoftë, këto të fundit sipas ekspertëve meteorologë, do të mbeten mbi mesataren me vlera më të larta në jug të kontinentit në rreth 33-35 gradë celsius.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ekziston mundësia (ndonëse shumë e vogël) që të dielën në zona shumë të kufizuara të ketë ndonjë reshje në formë shtrëngate me rrufe dhe breshër, më të mundshme në zonat malore dhe ato pranë tyre në Lindje, kryesisht gjatë pasdites.

Po ashtu edhe gjatë ditës së hënë priten reshje lokale, megjithatë temperaturat do të mbeten të larta.

PARASHIKIMI SIPAS IGJEUM PËR DITËN E NESËRME:

RESHJET

Nesër (e diel dt.16), në përgjithësi, nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Ekziston mundësia (ndonëse shumë e vogël) që në zona shumë të kufizuara të ketë ndonjë reshje në formë shtrëngate me rrufe dhe breshër, më të mundshme në zonat malore dhe ato pranë tyre në Lindje, kryesisht gjatë pasditeve.

TEMPERATURAT

Nesër (e diel dt.16) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 21 / 31 °C

në vendet e ulëta: 22 / 32 °C

në vendet malore: 15 / 29 °C

ERA

Nesër (e diel dt.16) era do të vijojë të fryjë e lehtë deri mesatare

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco