Gëzoni njerëzit, të gëzoheni!-Nga Gazmend Aga

Gëzoni njerëzit, të gëzoheni!-Nga Gazmend Aga

19:44, 04/06/2019
A+ Aa A-

Nga Gazmend Aga

Të dashur vëllezër dhe motra,

Fitër Bajrami është ditë feste dhe reflektimi.

Është ditë gëzimi, sepse treguam devotshmërinë tonë duke agjëruar një muaj, nuk harruam të varfërit, qëndruam larg thashethemeve, u bashkuam me njerëz rreth sofrës së dashurisë.

Është ditë gëzimi sepse, sepse vullneti ngadhënjeu mbi dëshirat, bujaria mbi koprracinë, heshtja mbi thashethemin, puna e mirë mbi mëkatin.

Fitër Bajrami vjen pas muajit të Ramazanit. Muaji i ramazanit mbetet një muaj reflektimi, Reflektimi i vetëdijesimit për lidhjen qe duhet te kemi me Krijuesin ne radhe te pare, reflektimi i vetëdijes se Zoti është mbikëqyrës i çdo sjelljeje tone, reflektimi se duhet te thyejmë zinxhirët e materiales dhe lartësimit shpirtëror, i largimit nga kafshërorja dhe te njësuarit me Engjëllore, muaj i reflektimit se duhet te jemi me te vetëdijshëm se çfarë është e mire dhe çfarë është e keqe për Zotin, veten tone dhe mbare njerëzimin.

Ramazani është muaj i sakrificës, i bamirësisë, i solidaritetit me ata persona dhe familje qe kane njëmijë e një halle ne këtë bote. I solidaritetit me ata njerëz qe kane nevoje për përkushtim dhe vëmendje, por qe rrethanat i kane braktisur ne një cep te harresës sonë shoqërore.

Ramazani mbetet muaji i vellazerise, i ribashkimit te zemrave, i faljes se njeri tjetrit, i lënies mënjane te mërive. Ramazani na mësoi te bëhemi njerëz me te mire, me te delire, me te dhimbsur, me te dashur, me solidare, me falës, me te përkushtuar; na mësoi me shume vlerën dhe vlerësimin e te mirave , si dhe vuajtjen a atyre qe nuk i kane keto te mira.

Muaji i Ramazani “vazhdon”; edhe sot, nesër e ne vazhdim duhet te vazhdojmë përpjekjen për te jetësuar këto vlera.

Le të mos harrojmë fuqinë dhe mirësinë e madhe të besimit.

Le të ushqejmë shprese dhe besim te mëshira e Zotit.

    Besimi kërkon praktikë, kërkon aksion, kërkon jetë. Besimi e shtyn besimtarin në adhurim dhe vepra të mira. Në krye të veprave të mira vjen relata me njerëzit; e kreu I kreut është respekti dhe përkujdesja për prindërit.

    Një nga 7 gjynahet e mëdha është mosbindja ndaj prindërve, Ne fakt dhembshuria e dashuria duhet te ekzistoje për te gjithë njerëzit, edhe për kafshët. Një person qe nuk tregon dhembshuri ndaj njerëzve, qe nuk e dizenjon jetën e tij sipas boshtit te dhembshurisë e mëshirës, nuk mund te tregoje dhembshuri edhe ndaj prinderve te vet.

    Thotë njeriu model, krenaria e njerëzimit, njeriu me I sjellshëm, më I ndjeshëm, më I dashur, Ai që nuk theu njëherë një zemër njeriu, Muhamedi a.s.;

    “Çdo gjynah, Zoti mund ta kalojë për jetën tjetër, ndërsa keqtrajtimin e prindit Zoti e dënon në këtë jetë para jetës tjetër”.

    Te jetojme duke e ndare lumturine me njëri tjetrin dhe do gezojme me shme siguri dhe e shijojme me shume lumturine. I bëj thirrje te gjithe te pasurve ta ndajne buken me fqinjin dhe të varfërin se do ta gezojne e sdo varferohen kurrë.

    Te jene aktive ne shoqeri duke kontribuar, duke ndihmuar qe nga ceshtjet te perbashketa te ceshtjeve te ambientit e deri te ceshtjet sociale sepse aty ku ka musliman aty duhet të ketë solidarizim, përkrahje dhe përpjekje dhe ky është musliman i vertete.

    Sot është dita e faljes, e paqes. Sot nuk është ditë dëfrimi e pushimi, por reflektimi falenderimi dhe thirrje e fuqishme për të vazhduar relatat e mira me të afërmit dhe njerëzit në përgjithësi. Nuk mund të flasim për bajram të vërtetë nëse I kthehemi të keqes me të keqe, idhnimit me idhnim, thashethemit me thashethem.

    Allahu xh.sh në Kur'an thotë: "Nuk është e barabartë e mira dhe e keqja. Andaj (të keqen) ktheje në mënyrën më të mirë, se atëherë ai, me të cilin kishit njëfarë armiqësie, do të bëhet mik i afërt. Mirëpo, këtë nuk mund ta arrijë kush, pos atyre që janë të durueshëm, dhe nuk mund ta arrijë kush, pos atyre që kanë virtyt të lartë". (Fussilet, 34-35).

    Që Bajrami të ketë kuptim e të mund ta shijojmë atë, duhet të reflektojmë mbi përgjegjësitë tona, të trokasim në derën e pendesës, të flakim nga shpirti ynë urrejtjen, xhelozinë, korrupsionin, smirën, armiqësinë, të triumfojmë mbi dëshirat e egos dhe me sjelljet dhe veprat tona të fitojmë mëshirën dhe faljen.

    Le të lutemi për paqen në vendin ku jetojmë, Amerikën, dhe mëmëdhenë tonë, Shqipërinë.

    Gëzuar Bajramin! Zoti e bekoftë dhe begatoftë çdokënd që flet mirë, bën mirë dhe i shërben njerëzimit për hir të Krijuesit të Gjithësisë!

    Imam Gazmend Aga,

    Komuniteti Mysliman Shqiptaro Amerikan.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco