Microsoft befasohet nga projekti i shqiptarit, e shpall Agonin partnerin e vet

Microsoft befasohet nga projekti i shqiptarit, e shpall Agonin partnerin e vet

07:30, 13/05/2019

Javën e kaluar u mbyll edicioni i sivjetshëm i FMX – Conference on Animation, Effects, Games and Immersive Media që është një ndër evenimentet më të larta internacionale të fushës së animacionit kompjuterik si dhe efekteve mediale për shkencë, film dhe inxhinieri visuale.

E ndër disa qindra referentë ekskluzivë, në këto 24 vjet FMX, një emër u bë shkas për artikullin e sotshëm. Agon Ushaku, ndoshta shqiptari i parë, ligjërues në një konferencë të këtij lloji e niveli. Ai prezantoi këtë herë,  një Workshop me temë shumë interesante nga fusha e Realitetit Virtual, që u përkrah nga firmat e njohura si „Autodesk“ dhe „Chaos Group“. Ligjërata e Agonit dhe e kolegut të tij, tërhoqi në mënyrë të dukshme vëmendjen e gjithë auditorit profesionist internacional.

Tema që u mbajt, ishte përdorimi dhe kalimi i kufijve teknikë të kualitetit standard me microsoft Hololens, një lloj VR/AR pajisje me syza virtuale nga firma Microsoft. Puna e bërë në këtë projekt, ishte aq e suksesshme sa që edhe vetë reparti i Microsoftit nuk qe i përgatitur, që pajisja e tyre mund të ofronte atë kualitet, shkruan albinfo.ch. Befasi pozitive kjo, që shpalli menjëherë kompaninë ku Agoni punon, Partner aktiv të Microsoft, në fushën e Visual Computing.

Agon Ushaku nga Prishtina, gjendet ne skenën e Visual Computing dhe CGI, që nga fundi i viteve ‚90. Vetëm disa vjet më vonë (Siggraph 2002, San Antonio TX), ai prezanton në ekip një film real, të kombinuar me CGI (efekte vizuale), një pjesë e mirë e të cilave, të realizuara nga vetë ai, film ky, i nderuar me një sërë çmimesh. Që nga ajo kohë, vijon një aktivitet kreativ i suksesshëm, qoftë individual apo brenda kompanisë.

 

Agoni jo vetëm që është një ndër të parët shqipfolës që merret në shkallë profesionale me fushën 3d Animation dhe Interaktion por është edhe aktivisht në lidhje të ngushtë me projekte të ndryshme nga repartet e „Research & Developement“ (hulumtim dhe zhvillim), si në Institutin e Animacionit, po ashtu edhe në Fakultetin e Mediave dhe Teknologjisë në Stuttgart, shkruan albinfo.ch. Aktiviteti i tij profesional, konsiston edhe në përkrahjen dhe mentorimin e diplomantëve dhe punimeve studentore Master, të institucioneve të sipërpërmendura.

Por ajo që është këtu ndoshta më me interes, vetëm për njohësit e fushës kompjuterike, është për ne gjithsesi një çështje krenarie, gëzohemi gjithmonë për çdo emër shqiptar me arritje të veçanta në nivele ndërkombëtare.

Për ata për të cilët kjo konferencë është diçka e panjohur, mjafton të dihet fakti se personalitetet dhe referentët më të famshëm, pionierë të inteligjencës artificiale, mbajtës të çmimit Oskar në fushën e regjisurës, kolonës zanore, efekteve dixhitale etj, sjellin këtu produktet më ekskluzive dhe metodat më inovative të punës me filmin dhe median, shrkuan albinfo.ch.

Studentëve dhe profesorëve të filmit, animacionit dhe shkencave kompjuterike për realizime vizuale, si dhe profesionistëve të panumërt të fushës, ju mbahen ligjërata praktike nga sfidat dhe projektet „state-of-the art“, prej emrave të njohur të fushës dixhitale, si ILM (Industrial Light and Magic nga George Lucas) apo Weta Digital (kreatoret e figurave dixhitale për filmat Lord of the Rings etj), Pixar, Disney, Nvidia, Adobe, AMD, Autodesk etj. si dhe nga specialistë shumë të spikatur në programimin e applikacioneve përkatëse per realizimin e projekteve më intensive, që nga hollivudianet e deri tek ato thellësisht shkencore,

Pra një mozaik i jashtëzakonshëm marramendës i eksperiencës e risive revolucionare botërore.

Konferenca organizohet çdo vit në Stuttgart nga Instituti për Animacione i Akademisë së Filmit në Baden-Württemberg, shrkuan albinfo.ch. Çmimi për vizitorët është relativisht i lartë (360-400 EUR) por FMX u dedikohet kryesisht profesionistëve dhe numëron kështu natyrisht me mijëra pjesëmarrës.

Agonit i urojmë sukses të mëtejshëm dhe presim me kërshëri dhe interes, të dëgjojmë risi të tjera pozitive në punën e tij.

https://fmx.de/program2019/event/15405

https://fmx.de/home/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment