Diell dhe temperatura për plazh/ Ja çfarë rezervon moti për nesër

Diell dhe temperatura për plazh/ Ja çfarë rezervon moti për nesër

23:25, 24/04/2019
A+ Aa A-

Kthjellime e vranësira kalimtare dominojnë motin në territor deri në mesditë kur vranësirat bëhen më të dukshme në zonat malore, kryesisht në Juglindje të vendit.

Edhe pasditja vijon me kthjellime e vranësira kalimtare në Ultësirën Perëndimore.Vranësirat mbeten të dukshme në zonat malore ku do të ketë shira të izoluar.

Sipas IGJEUM, Insituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes por dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 9°C deri në 29°C.

RESHJET

nesër (e enjte dt.25) nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në zona të kufizuara të qarqeve Dibër, Elbasan, Berat, Korçë dhe Gjirokastër priten reshje lokale të dobëta, më të mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre).

TEMPERATURAT

Nesër (e enjte dt.25) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 14 / 25 °C

në vendet e ulëta: 13 /29 °C

në vendet malore: 9 / 22 °C

ERA

nesër (e enjte dt.25) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco