Pritet përkeqësimi i motit, kujdes më 22-23 prill

Pritet përkeqësimi i motit, kujdes më 22-23 prill

08:58, 22/04/2019
A+ Aa A-

Në datën 22 - 23 prill moti do të përkeqësohet, njoftoi Drejtoria Detare. Bregdeti ynë do të përfshihet nga era me drejtim jug-lindje dhe forca e detit do të jetë 7, shkalla Boufort.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkohet bashkëpunimi i të gjithë subjekteve detare, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gadishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco