Parashikimi i motit për javën në vazhdim/ Diell dhe temperatura pranverore, por...

Parashikimi i motit për javën në vazhdim/ Diell dhe temperatura pranverore, por...

17:14, 17/03/2019
A+ Aa A-

Ndërsa java e fundit na risolli edhe njëm herë temperaturat dimërore, fundjava dhe java e ardhshme pritet të jetë e ngrohtë dhe me temperatura pranverore.

Sipas asaj që raporton Instituti i Gjeoshkencës, dita e nesërme pritet të jetë e ngrohtë me temperatura që arrijnë deri në 20 gradë celcius, ndërsa reshje parashikohet të mos ketë në të gjitha qarqet e vendit.

Edhe java, sipas asaj që raporton faqja më e madhe për parashikimin e motit, Accuweather, pritet të jetë me temperatura të larta, por nuk përjashtohet mundësia edhe e reshjeve lokale herë pas here.

Ja parashikimi për nesër, e hënë 18 mars 2019

RESHJET

Nuk priten reshje në të gjitha qarqe.

TEMPERATURAT

në bregdet: 9 / 18 °C

në vendet e ulëta: 7 / 20 °C

në vendet malore: 4 / 15 °C

ERA  pritet të fryjë e mesatare deri e fortë në bregdet.

Image

Parashikimi javor sipas Accuweather:

Image

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco