Banorët e Skraparit protestojnë për buxhetin e bllokuar të bashkisë

Banorët e Skraparit protestojnë për buxhetin e bllokuar të bashkisë

12:05, 06/03/2019
A+ Aa A-

Bllokimi i buxhetit të Bashkisë së Skraparit dhe pasojat që erdhën nga ky ngërç kanë nxjerrë në rrugë kreun e Bashkisë dhe banorët.

Ata u mblodhën në sheshin përpara Zyrës së Thesarit në këtë qytet, duke protestuar kundër bllokimit te buxhetit.

Veç banorëve, kryetari i bashkisë, Nesim Spahiu, së bashku me punonjësit e bashkisë u mbështetën edhe nga strukturat e LSI.

Silva Caka gjatë fjalës së saj bëri përgjegjës për këtë situatë Ministren e Financave dhe dhe deputetin e PS-së për këtë zonë Arbnor Shameti.

Bllokimi i buxhetit ka detyruar bashkinë e Skraparit të mbyllë disa shërbime, si çerdhe, konviktin e nxënësve apo dhe Qëndrën e Fëmijëve me Aftësi Ndryshe, Shërbimin e Pastrimit dhe gjithë shërbimet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco