VIDEO/ Shans i artë për shqiptarët, Italia miraton kuotat e punësimit për 2019

VIDEO/ Shans i artë për shqiptarët, Italia miraton kuotat e punësimit për 2019

16:42, 28/02/2019
A+ Aa A-

Dekreti i parë i Mateo Salvinit është gati të hyjë në fuqi. Ministri i Brendshëm italian ka pranuar që gjatë vitit 2019 të hyjnë për të punuar në Itali 30,850 punëtorë që nuk jetojnë në vendet e BE-së, ku mes tyre përfitojnë edhe shqiptarët.

Ky draft ka marrë miratimin e qeverisë italiane, vetëm pasi ishte plotësuar kushti që kishte vendosur ministri Salvini, që të mos pranohen të hyjnë në Itali emigrantë nga vendet që nuk janë bashkëpunues me qeverinë italiane në sistemin e riatdhesimit të emigrantëve jo të rregullt.

Sipas të përditshmes italiane “La Repubblica”, Salvini po mendon krijimin e një “liste të zezë” që do ta përdorë si armë presioni në takimet e radhës nëpër Afrikë, vende të cilat nuk kanë nënshkruar ende marrëveshjet për kthimin në vendin e orgjinës të emigantëve ilegalë. Bëhet fjalë për vende si: Sudani, Senegali, Mali, Gambia, Bregu i Fildishtë.

Kuotat e vitit 2019 ndjekin në përgjithësi ato të vitit 2018. Nga 30,850 vende, më shumë se gjysma (18,000) janë të rezervuara për punëtorët sezonalë, ato që punojnë kryesisht në ferma për sezonin e korrjes.

Pjesa tjetër, 12,850 vende, janë për punë jo sezonale.

Në videon e mëposhtme, mund të mësoni se çfarë përmban ligji i ri i hartuar nga Salvini dhe i votuar në parlamentin italian:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco