Tarifat e reja të studimit, studentët: S'na kanë informuar ende sa do të paguajmë

Tarifat e reja të studimit, studentët: S'na kanë informuar ende sa do të paguajmë

08:27, 19/02/2019

Studentët e fakulteteve të ndryshme pranë universiteteve shtetërore janë të painformuar lidhur me pagesën vjetore që duhet të bëjnë dhe afatet.

Ata shprehen për Scan se fakultete përkatëse ende nuk kanë nxjerrë një urdhër për t’i orientuar për shumën që duhet të paguajnë dhe datat para se të futen në sezonin e provimeve, i cili për disa prej tyre nis ditën e hënë.

Ndërkohë burime nga sekretaritë, pranë disa fakulteteve si ai ekonomik dhe Filologjik pohojnë për Scan që nuk ka pasur informacion për studentët duke e lidhur këtë me situatën e krijuar nga protesta.

Sipas tyre urdhri për pagesat vjetore pritet të dalë në ditët në vijim, ndërkohë që aplikimet për përfitimin nga ulja e tarifave nga kategoritë që përfitojnë kanë nisur, përjashtuar studentët që kanë lënë provime të mbartura dhe ata të cilët vijojnë studimet në ciklin e dytë të studimeve master.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment