FOTO/ Shkarkohet drejtoresha e Arsimit në Tiranë

FOTO/ Shkarkohet drejtoresha e Arsimit në Tiranë

11:15, 05/02/2019
A+ Aa A-

Drejtoresha e Arsimit në Tiranë është larguar nga detyra.

Vendimi është marrë një ditë më parë, ndërsa nuk dihen arsyet se pse është vendosur largimi i saj.

Lajmi është bërë i ditur për SYRI.net nga burime pranë ministrisë së Arsimit.

Burimet thanë se Arjola Byzyka, deri më tani drejtore e DAR-it Tiranë është larguar nga detyra që mbante prej disa vitesh.

Image

Në vendin e saj është komanduar Redian Dengeri, specialist IT pranë Drejtorisë së Arsimit të Tiranës.

Nuk ka asnjë njoftim zyrtar për këto lëvizje në Drejtorinë e Arsimit të Tiranës, për arsyet e shkarkimit të Byzykat dhe kriteret që janë përdorur për emërimin e ri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Kusari06/02/2019 17:58

Drejtorat e rilindjes jan bër si Ali baba me 40 hajdutët.....por do vij dita e gjykimit

Shto koment

Denonco