Shteti i heq edhe KEMP-in gruas së sëmurë, të luftojë me kancerin apo varfërinë?!

Shteti i heq edhe KEMP-in gruas së sëmurë, të luftojë me kancerin apo varfërinë?!

16:24, 15/12/2018
A+ Aa A-

Ishte një ditë e zakonshme, kur papritur 43-vjeçarja sëmuret dhe pas vizitave, mjekët i thonë që duhej të shtrohej në spital e më pas ti nënshtrohej një operacioni.

Por sot, lufta me kancerin për 43-vjeçaren, Miranda Kadriu, është bërë thuajse e pamundur.

“Shkova në punë dhe nuk po rrija dot. Kur u ktheva shkova direkt te spitali, në urgjencë. Më vizituan, nga aty më dërguan te Materniteti i ri. Ishte ditë e shtunë, më shtruan direkt. Me datë 24 shkurt u shtrova, me datë 28 u operova. E mora vesh që jam e sëmurë vetëm kur më thanë do të shtrohesh se ke probleme”, tregon Miranda Kadriu.

Vuajtjet e kësaj 43-vjeçareje nuk përfundojnë këtu. Përpos vështirësive ekonomike dhe gjendjes së saj të rënduar shëndetësore, Mirandës sot i është hequr dhe KEMP-i prej 14 mijë e 700 lekësh që merrte për të blerë miell për të gatuar bukë.

“Nuk marr ndihmë ekonomike, asgjë. Kemi shkuar gjithandej, jo nuk të takon, jo vjetërsi pune. Ka shkuar burri dhe e kanë përcjellë. I kam marrë nga e keqja 14 mijë lekë se merrja një thes miell me ngrënë bukë. Bashkëshorti nuk punon, çdo tre javë sorollatet me mua. Nuk punon dot se duhet të rrijë pas meje. Më ndihmon ai se vetë nuk e përballoj dot se nuk kam as kushtet”, shton Miranda Kadriu.

Shpresa e 43-vjeçares është të jetojë dhe frika më e madhe se forca që ajo ka.

“Se mendoja kurrë se do të sëmurem. Shkoja në punë, të gjitha i bëja. Pastaj u sëmura, kam mbetur në shtëpi prej një viti. Do ti ndërrojmë ilaçet më tha doktori se do të bien flokët, por ti nuk do të mërzitesh. Mua më ranë të gjitha, i kam aty. Sa i herë i shoh qaj, se i kam pasur të gjata. Kam shumë frikë, si do të shkojë puna ime. Zoti është i madh”, e mbyll rrëfimin e saj Miranda Kadriu.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco