FOTO/ Shqipëria, tarifa studimi disa herë më të larta se Gjermania

FOTO/ Shqipëria, tarifa studimi disa herë më të larta se Gjermania

09:54, 08/12/2018
A+ Aa A-

Nëse deri dje të gjithëve u dukej normale që studentët shqiptarë të paguajnë kaq shumë për studimet universitare, protestat e ditëve të fundit kanë shpalosur kontradiktën mes tarifave të larta dhe ekonomisë së ulët në vendin tonë.

Shpeshherë tarifat e universiteteve në Shqipëri janë të papërballueshme për prindërit dhe kështu studentët detyrohet të punojnë duke lënë mënjanë gjënë parësore për ta: studimin.

Sipas statistikave, një student shqiptar duhet të paguajë për ciklin e studimeve deri në 2000 euro më shumë se sa një student në Gjermani, i cili e ka tarifën zero.

Image

Kjo i shtohet faktit se në Gjermani rrogat janë 8 herë më të larta në së Shqipëri, transportin publik e kanë fals dhe pagesa e konvikteve është e ulët dhe kushte janë shumë herë më të mira. Pagesa e një konvikti në Gjermani është diku te 300 euro, ndërsa në Shqipëri është rreth 400 euro.

Por protesta e studentëve i ka dhënë një frymë tjetër këtij vendi dhe shpresa është e madhe se ata do ja dalin të përmbysin këtë ‘sundim’ të kushteve mjerane ku studiojnë dhe banojnë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco