Familja shqiptare dëbohet nga Franca, Lëvizja MRAP ngrihet në këmbë për Amarildën

Familja shqiptare dëbohet nga Franca, Lëvizja MRAP ngrihet në këmbë për Amarildën

07:47, 01/11/2018
A+ Aa A-

Familja shqiptare Mitaj u dëbua nga Frnca dhe tashmë ka mbërritur në Tiranë. Vendimin e dëbimit e mori  fundjavën e kaluar,  kryebashkiaku i Pyrénées-Orientales. POr, familja Mitaj, e cila ka një vajzë studente të shkëlqyer, Amarlidën, ka mbështetjen e francezëve dhe të mediave franceze, që po protestojnë fort kundër dëbimit.

Kryetarja e Lëvizjes kundër racizmit dhe për miqësinë mes popujve (MRAP), Maryse Martinez, ka shprehur vendosmërinë e saj se historia e kësaj familje nuk ka përfunduar, njofton sot Alb.Info.ch.

“Unë jam e sigurt se ne do ta rishohim sërish Amarildën dhe familjen e saj (familja Mitaj, v.r.). Lufta kundër papërmbajtshmërisë, kundër pandershmërisë, kundër keqardhjes do të vazhdojë! Barbarizmi nuk mund të fitojë asnjëherë! Dhe Amarilda do të bëhet ashtu siç dëshiron ajo, sepse ajo është e shkëlqyer, ajo do të jetë një profesoreshë e shkëlqyeshme e matematikës”.

Znj. Martizen tha se kishte biseduar me vajzën e re në telefon: Ata ishin të gjithë shumë të tronditur, të dëshpëruar nga sjellja aq çnjerëzore. Ne gjithashtu jemi të prekur, çfarë barbarizmi! Kryebashkiaku i Pyrénées-Orientales ka një detyrë, me pushtetin e tij, të vendosë për të lejuar familjen që të jetojë në Francë, në vend se të kthejë ate në një vend tepër të rrezikshëm, për rtë cilin të gjithë jemi njoftuar. Por, si mund ta arrijmë këtë? Ai zgjodhi ta kthejë familjen në një rrezik ekstrem, një familje si e imja, si tuajat, një familje që mund të sjellë pasuri në Francë, si shumë refugjatë të tjerë, pa të cilën ne nuk do të ishim ata që jemi”, ka përfunduar Martinez.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco