Shkarkimi i naftës bruto, 6 djem të Zharrëzës nga lokali, në spital

Shkarkimi i naftës bruto, 6 djem të Zharrëzës nga lokali, në spital

12:48, 19/09/2018
A+ Aa A-

Gjashtë ka qënë numri i banorëve të Zharrëzës që kanë marrë ndihmën mjekësore mbrëmë në urgjencën e spitalit Fier. Ata kanë qënë në një lokal në këtë fshat, duke ndjekur ndeshjet dhe duke pirë, kanë ndier një aromë të rëndë, dhimbje koke, konvulsione dhe marrje mendsh.

Me autoambulancë janë dërguar në spital dhe pas marrjes së ndihmës së parë, janë larguar. Tashmë pritet kryerja e analizave për të konkluduar në arsyet që kanë sjellë pasoja shëndetësore tek të rinjtë nga fshati i Zharrëzës

Nga ana e spitalit Fier janë bërë të gjitha ekzaminimet: analizat përkatëse për të gjithë personat e paraqitur në spital, por nga analizat e kryera nuk mund te percaktohet nësa kanë pasur apo jo intoksikim nga gazi

Ndaj në terren kanë zbarkuar përfaqësues të Drejtorisë së Shëndetit, të mbrojtjes së Mjedisit si dhe përfaqësues të kompanisë Albpetrol. Këta të fundit kanë hedhur poshtë pretendimet e banorëve duke pohuar se nuk kanë kryer operacione të derdhjes së hidrokarbureve. 

Njëri nga banorët, Anton Asllani shprehet se kjo ngjarje përsëritet vazhdimisht dhe se edhe para një javë ka qenë e njejta situatë. Ai është shprehur se kur kanë ndjerë në fillim erën e fortë të naftës kanë menduar se kalonte ndonjë autobot aty pranë, por kur dolën jashtë panë që aty pranë po bëheshin  shkarkimet e depove të naftës bruto të kompanisë shtetërore Albpetrol.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku19/09/2018 15:52

Nuk ka si të jetë faji i Albpetrolit, nuk e ha prokuroria këtë kokërr ulliri. Me siguri pronari i lokalit ushqehet me fasule dhe prodhon gazin pordhë.

Shto koment

Denonco