Breshka detare Caretta caretta rinis lundrimin nga brigjet shqiptare

Breshka detare Caretta caretta rinis lundrimin nga brigjet shqiptare

10:17, 16/07/2018
A+ Aa A-

Një breshkë deti e llojit Caretta caretta e gjetur disa ditë më parë në afërsi të plazhit të Durrësit u lëshua në det nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura pasi mori ndihmën mjekësore.

Informacioni erdhi nga zyra e Prefektit të Durrësit dhe menjëherë në plazhin e Durrësit shkuan punonjësit, të cilët identifikuan nga vinte breshka dhe çfare problemi kishte.

Falë bashkëpunimit të tre ADZM, të Durresit, Fierit dhe Vlorës, u bë e mundur transportimi i saj në një kohë rekord në Qendrën e Rehabilitimit të Breshkave Detare në Radhimë, ku u mjekua nga veterineri dhe tashmë është hedhur sërish në det.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco