FOTO/ Protesta, serish minatorët para zyrës së Ramës

FOTO/ Protesta, serish minatorët para zyrës së Ramës

10:25, 13/06/2018
A+ Aa A-

Minatorët protestuan sërish përpara kryeministrisë gjatë paradites së sotme.

Ata  kërkojnë miratimin e statustit të tyre; një draft që është hartuar nga Ministria e Industrisë dhe Energjisë bashkë me grupet e interesit në 2017, por i pamiratuar ende nga qeveria, me argumentin e efekteve të mëdha financiare në buxhet.

Në propozimet e tyre kërkohet rritja e masës së pensionit në 30 mijë lekë në muaj, nga 16 mijë lekë që është ai aktual.

Me prioritet, në draft konsiderohen katergotitë e dalë në pension para viteve 2000.  Gjithashtu kërkohet kontrolle shëndetësore peridioke falas dy herë në vit, si dhe prioritet në politikat sociale sic është e strehimit.

     

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco