Pacolli nderohet në Kukës, i jepet titulli ‘Nderi i Qarkut’

Pacolli nderohet në Kukës, i jepet titulli ‘Nderi i Qarkut’

10:58, 16/04/2018

Në 19 vjetorin e eksodit te shiptarëve nga Kosova në Kukës, ministrit të jashtëm dhe zëvendëskryeministrit, Behgjet Pacolli, iu dorëzuan sot nga Qarku i Kukësit dhe qyteti i njohur botërisht për mikpritjen e shqiptarëve nga Kosova, titujt “Qytetar Nderi i Kukësit” dhe “Nderi i Qarkut Kukës”.

“Nderimet jepen për kontributin e mëhershëm të z. Pacolli në mbështetje të luftës çlirimtare, të kampeve të bashkëkombësve larguar nga lufta, si dhe vizionit për zhvleftësimin e kufijve midis shqiptarëve nëpërmjet zhvillimit ekonomik”, bëri të ditur kryetari i bashkisë Kukës Bashkim Shehu  gjatë ceremoninë ku ishte e pranishme edhe deputetja Mimi Kodheli.

Sipas një njoftimi të MPJ-së, ministri dhe numri dy i qeverisë së saj, Behgjet Pacolli, do të qëndronte në Kukës, gjatë pjesës së parë të ditës, ku do të marrë dy mirënjohje nga qyteti dhe qarku i Kukës-Has-Tropojë, nominuar në vitin 2000 për çmimin Nobel për Paqen  për mikpritjen që i dha bashkëkombësve të vet kosovarë, larguar nga tmerret e luftës. 

16 prilli është dita kur ky qyteti i Kukësit dhe qarku në tërësi përkujton eksodin e kosovarëve 19 vjet më parë, me aktivitete të ndryshëm, ku marrin pjesë qytetarë nga të dy anët e kufirit tashmë të hapur dhe përfaqësues të Institucioneve.

Ministri i Jashtëm Pacolli është dekoruar më herët edhe nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me titullin e lartë “Nder i Kombit”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment