A mund të kthehem në SHBA, 2 vjet pasi jam kthyer? Sqaron avokati amerikan

A mund të kthehem në SHBA, 2 vjet pasi jam kthyer? Sqaron avokati amerikan

08:09, 13/03/2018

Emigracion: Avokati Kieran Both u përgjigjet pyetjeve të lexuesve

Një lexues na shkruan: Unë hyra në SHBA ilegalisht  në 2003. U ktheva në vendin tim në 2005 dhe kam qëndruar këtu për 12 vjet. Në 2004 pata një fëmijë me dashnoren time amerikane, para se të kthehesha në Shqipëri. Unë u përpoqa të kthehesha  përsëri atje, por kur aplikova për vizë, zyrtari i Emigracionit më tha se  mua më është ndaluar hyrja në SHBA për dhjetë vjet. Unë dua të  shoh fëmijën tim, pas gjithë kësaj kohe. A mund të shkoj tani, prapë pas 10 vjetësh?

BD

Shkodër, Albania

Ju do të keni vështirësi në marrjen e vizës edhe pasi kanë kaluar 10 vjet. Mund të mos lejoheni të hyni në SHBA për të parë fëmijën deri sa ai të bëhet 21 vjeç, dhe pastaj të aplikojë për ju, për vizë emigranti. Meqënëse ju keni thyer ligjet e emigracionit dhe keni qëndruar gjatë në USA jeni ndaluar për të hyrë  në Amerikë për një periudhë prej 10 vjetësh. Mirëpo tani që kanë kaluar 10 vjet mendohet që ju tani duhet të jeni i pranushëm në këtë shtet. Sidoqoftë, çështja është nëse  ju kualifikoheni për vizë ose jo. Të marrësh vizë vizitori duhet të krijosh bindje  në ambasadë se ju do të ktheheni përsëri në Shqipëri pasi të mbaroni vizitën. Edhe pse keni fëmijën shtetas amerikan, fakti që keni qëndruar shumë gjatë nuk ka të ngjarë t’u japin vizë vizitori. Por, kur fëmija juaj të bëhet 21 vjeç ai/ ose ajo/ mund të aplikojë për ju të vini si emigrant duke menduar se ju dëshëroni të qëndroni e jetoni këtu.

Pyetje: A mundet xhaxhai im të vijë në SHBA përsëri? Ai kishte vizë vizitori dhe erdhi për vizitë në Miçigan në 2014 . Ai e tejkaloi vizën për një muaj, sepse moti ishte i keq dhe nuk ndihesh mirë për të udhëtuar. Aplikoi për ta zgjatur vizën, por pastaj u largua pa pritur vendimin e emigracionit. Ai ka vizë dhjetë vjeçare dhe  ka dëshirë të vijë sërish në verë. A do të ketë problem?

AB, Detroit.

Normalisht kur dikush  qëndron më gjatë se sa e lejon viza , viza  teknikisht bëhet e pavlefshme. Në se patrulla e kufirit mëson se personi ka shkelur afatin e vizës gjatë qëndrimit të tij në këtë vend, ai mund t’ja refuzojë hyrjen në SHBA. Sidoqoftë qëkurse xhaxhai juaj aplikoi për zgjatjen e vizës, para se t’i kërkohej të dhe pastaj u largua para se Shërbimi i Emigracionit të merrte vendim për kërkesën që iu bë, ka të ngjarë që që viza e tij të jetë ende e vlefshme . Nëqoftëse  xhaxhai kërkon të vijë sërish në SHBA, dmth kërkon një vizë të re, ai duhet të tregojë evidencë( të provojë) që ai  ka aplikuar për zgjatjen e vizës si edhe  provë që ka qënë i sëmurë.

Pyetje: Ambasada amerikane sapo më aprovoi kërkesën për vizë. Viza është 10 vjeçare. A do të thotë kjo që unë mund të qëndroj  për 10 vjet në SHBA?

GG

Albania

Përgjigje: Jo. Viza mund të përdoret që nga data që është lëshuar deri në ditën kur i mbaron afati,  kur është me shumë hyrje. Mbarimi i vizës nuk duhet ngatërruar kohën e qëndrimit të autorizuar të individit që i jepet atij, kur hyn në aeroport ose pika të tjera të hyrjes në kufirin amerikan. Kur vizitori hyn në SHBA një përfaqsues i Emigracionit, i vë një vulë në pasaportë ku shënohet  qartë data kur duhet ta lerë Amerikën. Ky informacion mund të merret gjithashtu edhe  në website të  CBP www.i94.cbp.dhs.gov/194request.htlm

Noftimet më të reja për programin DAKA

Rinovimi i aplikimit për  Programin DAKA është ende në funksionim

5 Marsi mendohej të qe fundi i programit DAKA,por  vendimi i gjykatës federale në NY dhe Kaliforni e ka lënë ende në funksionim. Sidoqoftë ky vendim mund të çfuqizohet nga apelimi. Mijra aplikantë   do të rinovojnë  kërkesat e tyre me shpresë vazhdimin programin. Janë 500.000 emigrantë që datën e skadimit e kanë pas 5 marsit. Deri tani janë 682,750 emigrantë që statusi i tyre  në DAKA është ende aktiv. Mungesa e sigurisë lidhur me programin DAKA i vë në pozitë  të vështirë punëdhënësit pasi mund të detyrohen të heqin nga puna ata emigrantë që humbasin lejen e punës. Avokatët e  emigracionin  po nxisin Kongresin t’i japi një zgjidhje para 22 Marsit, kur ligjëbërësit të bien dakort rreth  financimit të qeverisë. Shumë shtetas amerikanë e mbështesin programin DAKA dhe ndoshta anëtarët e kongresit do e kuptojnë që puna e tyre do të rrezikohet kur vjen koha për rizgjedhjet.

Programi DAKA që filloi nga Obama në 2012 ndihmon emigrantët e rinj që u sollën si fëmijë në këtë vend, në mënyrë të paligjshme nga prindërit e tyre . Administrata e Obamës e përfundoi DAKA-n në 5 Shtator, 2017, por zyrtarisht u tha  se programi mbyllet në 5 Mars 2018. Emigrantët , të cilëve autorizimi për punë u mbaron në atë datë janë të lejuar të  ri-aplikojnë. Ne u inkurajojmë të konsultoheni  me avokatë profesional të emigracionit. Gjithashtu  në faqen e emigracionit do të gjeni informacion në këtë adresë: www.uscis.gov ose faqen e Departamentit të shtetit : www.travel.state.gov/Illyria

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment