Pse lifting nuk është më çështje moshe dhe rrudhash

Pse lifting nuk është më çështje moshe dhe rrudhash

22:39, 29/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Lifting i parë i fytyrës u krye në Berlin rreth 120 vjet më parë. Më shumë se një shekull më vonë gjërat kanë ndryshuar. Tani nuk është më çështje moshe apo rrudhash. Ata nën moshën 40 vjeç po e preferojnë gjithmonë e më shumë këtë ndërhyrje.

Në vitin 2023, mosha e pacientëve që bënin lifting të fytyrës në SHBA shkoi ndërmjet 20-39 vjeç.

Dr. Jonathan Zelken, një kirurg plastik i certifikuar nga bordi me qendër në Newport Beach, Kaliforni tregoi se klientët e tij tek të 20-at dhe 30-at duan vija më të mprehta të nofullës, faqe më të mprehta, vetulla më të mprehta.

Në vend që të eliminojnë rrudhat, qëllimi i tyre është të rrisin rrudhat pamjen ekzistuese, shpjegoi Dr. Zelken. “Nuk është një strategji përtëritjeje, rinimi. Është një strategji zbukurimi”.

Në vitet e fundit ka një rritje të numrit të të rinjve që duan të theksojnë tiparet e tyre pasi janë nën ndikimin digjital gjatë gjithë ditës.

Kurse ata që janë më të mëdhenj në moshë

Popullsia më e vjetër, e duan këtë ndërhyrje sepse duan të rivendosin diçka që e kishin në rininë e tyre. Ndërsa të rinjtë janë ndonjëherë duke ndjekur diçka që nuk ekziston, diçka që nuk e kanë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco