Lajmi i fundit

LIVE/ Protestat kundër qeverisë Rama në gjithë vendin

Je 70% ujë, ja çfarë po të bëjnë fjalët që dëgjon çdo ditë

Je 70% ujë, ja çfarë po të bëjnë fjalët që dëgjon çdo ditë

22:43, 15/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në eksperimentet e tij, ai tregoi se kur ujit i drejtoheshin fjalë pozitive si “dashuri” ose “mirënjohje”, kristalet e tij formonin figura të bukura dhe harmonike, ndërsa me fjalë negative ato bëheshin të çrregullta dhe të shëmtuara.

Edhe pse komuniteti shkencor e ka kritikuar këtë teori duke thënë se nuk ka prova të forta laboratorike, mesazhi i Emoto-s mbetet i fuqishëm: fjala ka ndikim mbi ne. Trupi ynë përbëhet mbi 70% nga ujë, prandaj metafora është e qartë nëse fjalët prekin ujin, imagjino çfarë ndikimi kanë mbi trupin dhe mendjen tonë.

Shkenca moderne e pranon se fjalët dhe komunikimi ndikojnë direkt në gjendjen emocionale dhe fizike të njeriut. Fjalët negative rrisin stresin, kortizolin dhe tensionin nervor. Ndërsa fjalët pozitive nxisin hormonin e lumturisë, përmirësojnë marrëdhëniet dhe madje ndihmojnë në shëndet.

Pra, edhe nëse nuk beson plotësisht te eksperimenti japonez, mesazhi është i padiskutueshëm: mënyra si flasim me veten dhe me të tjerët formëson trupin, mendjen dhe jetën tonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco